sport

Partizani refuzon 150 mijë euro për sulmuesin nigerian, zbardhen prapaskenat

Kristian Mba e ka nisur me plot vështirësi këtë sezon të ri te Partizani, por kjo nuk e largon nigerianin nga merkatoja.

Aktualisht 24-vjeçari po rikuperohet nga një tërheqje muskulore në Tiranë dhe nuk ka udhëtuar në Turqi për fazën përgatitore. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se lojtari i ka shprehur klubit dëshirën për të bërë një hap më të madh në karrierë dhe drejtuesit janë shprehur të hapur për oferta. Për sulmuesin ka pasur një propozim nga Sllovenia me vlerën 150 mijë euro.

Gazeta mëson se presidenti Demi e ka konsideruar të ulët këtë shifër për shkak se vetëm në janarin e vitit të shkuar shpenzuan plot 180 mijë euro për ta blerë, teksa nigeriani është edhe një nga sulmuesit më të paguar në skuadër. Demi pretendon të rikthejë nga Mba të gjitha paratë e shpenzuara për të dhe do të ishte i kënaqur me një shifër prej afro 250 mijë eurosh.

STRATEGJIA – Te Partizani i kanë të qarta idetë. Presidenti Demi nuk kërkon të bëjë shitje nën kosto dhe këtë e ka konfirmuar edhe në këtë rast me Kristian Mba. Klubi e ka bërë të qartë se kërkon të funksionojë si një biznes dhe të ardhurat të vijnë gjithnjë e në rritje. Sakaq, merkatoja vijon dhe nuk përjashtohet që në tavolinën e presidentit Demi të mbërrijë një tjetër ofertë, këtë herë më bindëse. Në merkato vijon të jetë edhe Rrapaj, i cili e ka deklaruar hapur se pret nga dita në ditë të bëjë hapin e madh.

SHIFRAT – Kristian Mba, i kushtëzuar nga dëmtimi në muskujt e barkut e më pas nga një tërheqje, ka zbritur vetëm 14 herë në fushë këtë sezon. Ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Vjet sulmuesi realizoi 5 gola dhe dhuroi 4 asiste në 21 ndeshje. /panoramasport/

të fundit

Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…

6 hours ago

U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…

7 hours ago

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…

7 hours ago

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…

8 hours ago

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…

8 hours ago

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…

8 hours ago