2 nga 5 ndeshjet e parafundit të sezonit 2021-2022 të Kategorisë Superiore thjesht sa për statistikë, 3 të tjerat nuk ndryshuan asgjë në klasifikim duke regjistruar rezultatet e pritshme.
Futbolli elitar shqiptar po shkon drejt fundit i shtyrë nga rutina e rezuzultateve që në pjesën më të madhe të rasteve janë lehtësisht të parashikueshme.
None found
Kështu, Vllaznia, Partizani dhe Kukësi regjistruan fitore respektivisht kundër Egnatias, 3-1, Kastriotit 4-0 dhe Skënderbeut 1-0 për të ruajtur “status quo”-në me të kuqtë në vendin e tretë dhe tashmë kanë në xhep edhe sigurinë e pjesëmarrjes në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, duke lënë të vetëm në lojën dyshe Kukësin e vendit të katërt që momentaisht është pjesë e Europës dhe Vllazninë ndjekëse të vendit të pestë.
Në klasifikimi nuk ndryshon as në javën e fundit, atëherë Vllaznia e ka në dorë vetë çështjen e kualifikimit kontinental që mund ta sigurojë në rast suksesi në finalen e Kupës së Shqipërisë në 31 maj kundër Laçit.
Në dy ndeshjet e tjera Dinamo triumfoi 2-1 në derbin me Tiranën. Ndeshje thjesht sa të statistika në kryeqytet ku nëndetësja është parkuar përfundimisht në të Parën ndërsa bardheblutë kanë fitar titullin e 26-të.
Pa objektiva edhe Teuta që kaloi 2-1 Laçin në “Niko Dovana” duke mos shpenzuar energji në këtë fund-rrugëtimi sfilitës për të dyja skuadrat që nuk kanë më çfarë t’i marrin sezonit.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri para nisjes së seancës konstituive tha se do të jetë i pranishëm…
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku…
Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky, ndërsa pesë persona u plagosën në rajonin e Krasnodarit, pas një sulmi…
Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi…
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 8 gusht në orën 10:22, në pikën kufitare…