Partizani ka pësuar një humbje 2-0 në ndeshjen e luajtur në Mikheil Meskhi I Stadium (Tbilisi) përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999, takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Gjeorgjianët u shfaqën më kërkues në minutat e para, ndërsa në minutën e 30-të portieri i të kuqve, Qirko shkaktoi një penallti. Nonikashvili 31′ nga pika e bardhë kaloi Iberia 1999 në avantazh.
None found
Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi mori një tjetër goditje ndërsa Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën në inferioritet numerik. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Partizani krijoi disa mundësi, por u godit në momentin më të mirë.
Cheickne 57′ dyfishoi shifrat për gjeorgjianët në një pozicion të dyshimtë jashtë loje. 2-0 për Iberia 1999, gjithçka bëhet e vështirë për Partizanin në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.
Aston Martin ka prezantuar Valhalla Spider, versionin pa çati të supermakinës hibride me motor të vendosur në mes, e cila…
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa…
Barcelona mund të përballet me një gjobë pas incidenteve të regjistruara gjatë El Clasicos të së dielës kundër Real Madridit,…
Pas fitores së papritur ndaj Aleksandar Vuçiçit, Lista Studentore e Serbisë përballet me sfidën e formimit të një qeverie të…
Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e…
Në Buxhet mungojnë 900 milionë euro, ndërsa ribalanci i dytë është pranim i menaxhimit të dobët të financave dhe ekonomisë…