sport

Partizani i “pamëshirshëm” ndaj Teutës, Tirana nis arratinë në krye

Janë mbyllur dy ndeshjet e pasdites të luajtura në “Air Albania” Tirana-Skënderbeu dhe në “Elbasan Arena” Teuta-Partizani.

Skuadrat e kryeqytetit kanë “imituar” njëra-tjetrën teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët e radhës në kampionatin shqiptarë.

Të lidhura

None found

Tirana mposhti Skënderbeun me shifrat 3-2 Skënderbeun. Golin e parë për bardheblutë erdhi nga i “zakonshmi” Taulant Seferi, i cili tundi rrjetën dhe i dha avantazhin skuadrës në minutën e 15-të. Shiko Golin

Një supergol në minutën e 43-të erdhi nga ish-mesfushori i Kukësit, Vesel limaj, i cili nuk nguroi të ndëshkonte për së dyti herë portierin Rexhepi. Shiko Golin

49-të trefishohen shifrat, sulmuesi De Silva, shënon golin e parë me fanellën e Tiranës. Braziliani mposht portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizon gol. Shiko Golin

Skuadra e Memellit “zgjohet” nga gjumi në minutën e 66-të ku kapiteni Vangjel Zguro arriti të dërgonte topin në rrjetën e kryeqytetasve. Shiko Golin

Skuadrat krijuan raste të tjera, ku korçarët e dërguan topin në portën e Bekajt për së dyti herë në minutën e fundit të shtesës. Shiko Golin.

Tirana vazhdon kështu arratinë, me 43 pikë në vendin e  parë, ndërsa Skënderbeu endet në zonën e ftohtë.

Në “Elbasan Arena” Partizani “shpartalloi” Teutën e Renato arapit me shifrat 4-0. Një sfidë pa shumë histori për durrsakët të cilët u “shpërfytyruan” që në pjesën e parë me demat që arritën të dërgonin dy herë topin në portën e Qirkos.

Pas 100 sekondash arritën të gjenin golin e epërsisë me anë të Xhuliano Skukës. Shiko Golin

Goli i dytë do të vinte nga këmbët e Tedi Carës në minutën e 28-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Dritan Mehmetit. Shiko Golin

Eljon Sota në minutën e 60-të treshifroi rezultatin ndaj Teutës e cila ishte inegzistente në fushën e lojës. Shiko Golin

Ndërsa  kishte vend edhe për golin e 4-të në minutat e fundit të shtesës, me Junior që vulosi rezultatin final 4-0.  Shiko Golin.

Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në 21 pikë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

2 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

2 minutes ago

Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia

Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...

2 minutes ago

UNICEF: Nga 3.4% në 10% raportimi i tentimvetëvrasjeve mes nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…

3 minutes ago

Oliver Millanov steps down as head of the FVA, government appoints Jovica Andovski

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

9 minutes ago

The “My VAT” payment for the third quarter must be completed by November 30

Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…

9 minutes ago