Janë mbyllur dy ndeshjet e pasdites të luajtura në “Air Albania” Tirana-Skënderbeu dhe në “Elbasan Arena” Teuta-Partizani.
Skuadrat e kryeqytetit kanë “imituar” njëra-tjetrën teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët e radhës në kampionatin shqiptarë.
Tirana mposhti Skënderbeun me shifrat 3-2 Skënderbeun. Golin e parë për bardheblutë erdhi nga i “zakonshmi” Taulant Seferi, i cili tundi rrjetën dhe i dha avantazhin skuadrës në minutën e 15-të. Shiko Golin
Një supergol në minutën e 43-të erdhi nga ish-mesfushori i Kukësit, Vesel limaj, i cili nuk nguroi të ndëshkonte për së dyti herë portierin Rexhepi. Shiko Golin
49-të trefishohen shifrat, sulmuesi De Silva, shënon golin e parë me fanellën e Tiranës. Braziliani mposht portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizon gol. Shiko Golin
Skuadra e Memellit “zgjohet” nga gjumi në minutën e 66-të ku kapiteni Vangjel Zguro arriti të dërgonte topin në rrjetën e kryeqytetasve. Shiko Golin
Skuadrat krijuan raste të tjera, ku korçarët e dërguan topin në portën e Bekajt për së dyti herë në minutën e fundit të shtesës. Shiko Golin.
Tirana vazhdon kështu arratinë, me 43 pikë në vendin e parë, ndërsa Skënderbeu endet në zonën e ftohtë.
Në “Elbasan Arena” Partizani “shpartalloi” Teutën e Renato arapit me shifrat 4-0. Një sfidë pa shumë histori për durrsakët të cilët u “shpërfytyruan” që në pjesën e parë me demat që arritën të dërgonin dy herë topin në portën e Qirkos.
Pas 100 sekondash arritën të gjenin golin e epërsisë me anë të Xhuliano Skukës. Shiko Golin
Goli i dytë do të vinte nga këmbët e Tedi Carës në minutën e 28-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Dritan Mehmetit. Shiko Golin
Eljon Sota në minutën e 60-të treshifroi rezultatin ndaj Teutës e cila ishte inegzistente në fushën e lojës. Shiko Golin
Ndërsa kishte vend edhe për golin e 4-të në minutat e fundit të shtesës, me Junior që vulosi rezultatin final 4-0. Shiko Golin.
Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në 21 pikë./ h.ll/albeu.com
Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi…
Prej disa ditësh, mediat turke u mbushën me spekulime se martesa mes aktorit Burak Özçivit dhe aktores Fahriye Evcen po…
Një mjek është vendosur nën hetim nga policia pas kallëzimit të bërë nga një qytetare e cila pretendon se është…
Gjykata e Lartë, nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të…
Këtë të enjte, Eugena Tomini, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë, ndërsa Edona Bilali, e cila më herët ka mbajtur edhe…
Këtë të enjte, teksa ishte i ftuar në programin e drekës në News24, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka…