Partizani ka marrë ditën e sotme një fitore me shumë peshë përballë Kukësit me rezultatin 2-1. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për këtë fitore.
“Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Nuk kam asgjë për të zbuluar nga ekipi pasi nuk ka bërë diçka jo të mirë, u arrit rezultati dhe jam i kënaqur.
None found
Rezultati? Nuk është se u shqetësova aq shumë, doja që skuadra ta menaxhonte sa më mirë rezultatin që kishim arritur.
Hadroji? Ka pasur një dëmtim, por nuk jam mjek të them diçka konkrete.
Zëvendësimet? Mendoj se nuk kam rrezikuar aspak me zëvendësimet. Mendoj se kanë bërë mjaft mirë me ata që aktivizova. Jam dakord me faktin se skuadra e uli ritmin në pjesën e dytë të lojës. Kam futur në lojë futbollistë të vitit 2003 dhe nuk kam menduar aspak se do të rrezikoja ndeshjen. Këtyre lojtarëve duhet t’i japim më shumë hapësira.Nota? Për paraqitjen e sotme, skuadrën do ta vlerësoja me notën 6.5″ , është shprehur ai./ h.ll/albeu.com
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…