sport

Parisi shkel mbi ëndrrën e Arsenalit dhe takohet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga Liga e Kampionëve.

Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke mos i lënë parisienët të bëjnë lojën e tyre.

Por, angazhimi i tyre i tepërt shkaktoi edhe lodhje te lojtarët e skuadrës londineze, me çka edhe pasoi goli i epërsisë së PSG-së.

Ishte Fabian Ruiz, ai që kaloi vendasit në epërsi me një goditje të fuqishme për të mposhtur David Rayana.

PSG vazhdoi më pas me dominim, duke mos i lënë shumë hapësira Arsenalit.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë dramë.

Në minutën e 69-të, PSG fitoi një penallti, por nga 11 metra dështoi Vitinha, pasi Raya lexoi anën nga do të gjuante dhe priti gjuajtjen e tij.

Mirëpo, Achraf Hakimi dyfishoi epërsinë për PSG-në, me një asistim të Ousmane Dembele, për rezultatin 2-0.

Katër minuta më vonë, Arsenali u kundërpërgjigj me anë të Bukayo Sakas, që realizoi për 2-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm u bë 3-1.

Saka mund të kishte barazuar rezultatin në 2-2, por që në minutën e 80-të dështoi të shënonte nga afërsia.

Kështu, PSG ia doli të ruante këtë epërsi prej dy golash, për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Interin më 31 maj në Mynih.

të fundit

I fiksuar me Cristiano Ronaldon, IShowSpeed vendos të tregojë dhuratën që i ka bërë legjenda e futbollit…

Kohët e fundit, IShowSpeed, një nga ‘streamer’-at më të njohur në botë, ka rikthyer transmetimet e tij live nga shtëpia,…

7 minutes ago

VENDIMI/ Luiz Ejlli fiton pafajësinë për “falsifikim” në Gjykatën e Apelit

Prokuroria kërkoi 1 vit burg, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin. Ejlli u akuzua…

11 minutes ago

Incidenti në mitingun e Elbasanit, reagon dega e PD: S’ka pasur tensione politike, ishte konflikt banal mes të rinjve

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës…

13 minutes ago

E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRI)

Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku një punonjës i OSHEE, Emiljano Bunga,…

35 minutes ago

Kylie Jenner dhe Timothe Chalamet bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq gjatë një eventi në Itali

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë bërë më në fund debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq, teksa morën…

41 minutes ago

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës/ Balluku: Certifikohet pista, moment historik dhe një premtim të dhënë nga Edi Rama (VIDEO)

Këtë të enjte, është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. I pranishëm është kryeministri i vendit…

53 minutes ago