Paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezinj që aktivizohen jashtë vendit kanë vijuar edhe fundjavën e sapombyllur, me disa prej tyre që kanë spikatur, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat respektive në kampionatet ku aktivizohen.
Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares, realizoi dy gola në fitoren e thellë 0-5 të Adana Demirspor ndaj Bodrumspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës.
Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën ofensive.
Paraqitje të shkëlqyer zhvilloi edhe Taulant Seferi në të njëjtën sfidë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë të takimit dhe dhuroi asist për golin e katërt, duke mbyllur një ndeshje perfekte.
Ky ishte goli i 13-të sezonal në kampionat për Seferin, i cili vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij.
Në Turqi spikati gjithashtu Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 3-0 të Trabzonspor në transfertë ndaj Samsunspor, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat për Ernest Muçin.
Në Itali, Cristian Shpendi ishte protagonist me Cesenan. Sulmuesi shqiptar asistoi për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Pescarës, ndërsa në fund të takimit pati mundësinë të shënonte edhe nga pika e bardhë, por nuk ia doli, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.
Titullarë me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, të cilët vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me klubet e tyre.
Ekzekutivi i BE-së i bëri thirrje sot Meta-s t’u japë akses chatbot-eve rivale në WhatsApp, pasi një hetim antitrust zbuloi…
Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar shtetasi Gjergji Fela,…
Dua Lipa nuk mund të mos të ishte më krenare për motrën e saj, Rina Lipa. Këngëtarja shqiptare me famë…
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur me automjet të…
Komisioni Evropian në një prononcim për mediat lidhur me çështjen ndaj Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar që…