sport

Paraqitje heroike e Aro Muric ndaj Chelseat, portieri dardan merr notën 10

Arijanet Muric ka zhvilluar ndeshjen e tij të dytë në Ligën Premier, e dyta radhazi me fanellën e Burnleyt dhe ishte edhe më e mirë se e para.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm në Stamford Bridges, ku Burnley mori një barazim me shumë vuajtje 2-2 pasi që nga pjesa e parë ishin me një futbollist më pak në fushë.

Të lidhura

None found

Aro Muric bëri hiq më pak se 11 pritje në këtë sfidë, duke marrë qenë i pakalueshëm për vendasit të cilët përkundër dy golave që i shënuan në ato dy raste Aro nuk kishte se çfarë të bënte.

Goli i parë i Chelseat erdhi nga penalltia ku realizoi Cole Palmer, derisa në të dytin anglezi realizoi pasi mbrojtja dështoi dhe ai doli përballë Aro Muric.

25-vjeçari ishte fantastik duke marrë notën e jashtëzakonshme 10 nga SofaScore, notë që shumë rrallë e merr ndonjë futbollistë, lërë më portierët.

Përveç 11 pritjeve në ndeshje, Aro pati edhe një pasim kyç, një ndërhyrje në top, dhe tre topa të kapur në ajër.

Aro shkëlqeu edhe ndeshjen e kaluar me Burnleyn, ku kjo skuadër mori fitore 2-1 ndaj Brentfordit. /Telegrafi/

style=”font-size:12px;font-family:Arial,sans-serif”>
Chelsea – Burnley Live Score

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

6 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

10 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

10 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

16 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

16 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

17 minutes ago