Përcaktuesi i arbitrave, Gianluca Rocchi ka paralajmëruar klubet e Serisë A që zyrtarët e ndeshjes nuk do të pranojnë më kritika të njëpasnjëshme, por gjithashtu ka pranuar se ka pasur disa gabime që mund të shmangeshin në disa prej ndeshjeve të fundit në kampionat dhe kupë.
Rocchi mbajti një konferencë shtypi të premten pasi presioni ndaj gjyqtarëve të Serie A dhe VAR po rritet me protesta të përsëritura nga klubet dhe lojtarët.
“Ne bëmë gabime të shmangshme gjatë dy raundeve të fundit dhe unë u zemërova”, pranoi Rocchi, një ish-arbitër i Serisë A.
“Që tani e tutje, megjithatë, ne nuk do të pranojmë më gjithçka. Ne jemi njerëz të respektuar, djemtë janë njerëz të respektuar. Larg duart prej tyre. Nëse unë jam problemi, mund të largohem menjëherë”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se veprimet e gjyqtarëve shpjegohen javë pas jave, por gabimet janë diçka që mund të ndodhin në një ndeshje.
“Ne shpjegojmë gabimet tona çdo javë, sepse duam t’u bëjmë të ditur njerëzve se si punojmë. Të dish se pas një gabimi, mund të ketë diçka sipërfaqësore ose një vlerësim të pasaktë, por asgjë më shumë. Kërkoj respekt për rolet tona, ne nuk fshihemi kur gabojmë, por nuk do të pranojmë më dhunën dhe agresionin”, theksoi ai.
Në fund, Rochi ka thënë se ka dallime të shumta nga ndeshja në ndeshje, sepse në disa prej tyre presioni është shumë më i madh.
“Dy raundet e fundit ishin më sfiduese sepse kishte më shumë faulle. Ndeshjet e Ligën e Kampionëve janë më të lehta sepse skuadrat luajnë futboll dhe arbitri nuk i bie shumë bilbilit. Juventus-Inter ishte e lehtë sepse ata luanin futboll dhe nuk kishte tension apo shumë faulle”, përfundoi Rocchi. /abcnews.al
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…
Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…
Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…