Categories: sport

Paraguai mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Gjermanisë

Pjesa e parë e sfidës mes Gjermanisë dhe Paraguait në Kupën e Botës 2026 u mbyll me një rezultat surprizues, me paraguajanët që shkuan në pushim në avantazh 0-1.

Të lidhura

None found

Ndeshja startoi me intensitet të lartë dhe që në çastet e para Paraguai iu afrua golit me Julio Encison, por Manuel Neuer ndërhyri shkëlqyeshëm duke i mohuar shënimin.

Më pas, Gjermania nisi të marrë kontrollin e lojës dhe ndërtoi disa raste me Florian Wirtz, Kai Havertz dhe Deniz Undav, por pa gjetur saktësinë e duhur para portës.

Edhe Wirtz së bashku me Kimmich provuan me gjuajtje nga largësia dhe nga goditjet standarde, por pa mundur të mposhtnin portierin Orlando Gill.

Kur dukej se gjermanët po kalonin momentin e tyre më të mirë, Paraguai goditi fuqishëm.

Në minutën e 42-të, Julio Enciso realizoi golin e epërsisë për Paraguain, duke kërcyer mbi mbrojtjen gjermane dhe duke dërguar me kokë topin në rrjetë pas një krosimi të saktë nga Matías Galarza. Për Manuel Neuer nuk pati asnjë mundësi për reagim.

Gjermania kërkoi të kundërpërgjigjej menjëherë me goditje këndi dhe presion të pandërprerë, por mbrojtja e Paraguait mbeti solide deri në vërshëllimën e gjyqtarit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago