sport

Para ndeshjes me Real Madridin, Guardiola tregon shanset e Man Cityt për tituj këtë sezon

Manchester City fitoi tripletën në sezonin 2022/23, tani ata po konkurrojnë fuqishëm për Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup edhe një herë.

Pep Guardiola mendon se skuadra e tij është e uritur për më shumë trofe këtë sezon.

Të lidhura

None found

Ai nuk mund të jetë i sigurt nëse ata do t’i fitojnë këto kompeticione, por ai ka besim se lojtarët e tij do të japin gjithçka.

“Atyre u pëlqen të luajnë me presionin. Atyre u pëlqen të triumfojnë”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.

“Kjo nuk do të thotë që ne do ta bëjmë atë (ta fitojmë sërish tripletën). Por, që do të jemi atje deri në fund? Jam shumë i sigurt”.

“Sepse i njoh ata. Unë i shoh fytyrat para ndeshjeve në takime. Si përgatiten. Kjo do të thotë të fitojmë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve? Jo. Nuk e them këtë. Por, që ne do të garojmë? Kjo është e sigurt”, shtoi më tej ai.

Manchester City zhvillon ndeshjen e dytë me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën e kësaj jave, ndërsa synojnë të kalojnë në gjysmëfinale. /Telegrafi/

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

2 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago