Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Christian Panucci, ka folur për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e klubit në një intervistë për “AS”.
Panucci ishte titullar me Realin dhe gjithashtu fitoi një titull të Ligës me skuadrën.
“Real Madrid po e menaxhon listën e tyre shumë mirë, ata kanë një trajner të madh, Ancelottin. Ata janë duke udhëhequr tabelën e La Liga dhe arritën të mposhtnin PSG me përmbysje duke e eliminuar nga Champions.”
Ai gjithashtu u pyet në lidhje me Mbappen.
“Nuk e di nëse ai do të vijë, por nëse e bën ai është me siguri një lojtar i top treshes në botë, ai patjetër do të përmirësonte ekipin dhe do të bëhej lojtari më i mirë në botë në Madrid”, shpjegoi ai.
Më pas, ish-tekniku i kombëtares shqiptare, shpjegoi se përse ai mendon se klubi bëri një gabim kur vendosën të shesin mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez, i cili tashmë është bërë lojtari më i rëndësishëm i ekipit të Milanit.
“Po, ata padyshim që bënë një gabim me Theon sepse mendoj se ai është thjesht mbrojtësi i majtë më i mirë atje. Ndonjëherë duhet të marrësh një vendim dhe Theo është bërë më i miri i dy-tre viteve të fundit”, përfundoi ai./ h.ll/albeu.com
Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.…
Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët. Kjo do të jetë një kohë…
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa…
Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” në Top Channel,…
Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë…
Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar…