“Bardhekaltërit” e Argjentinës kanë arritur një tjetër fitore të madhe, në këtë edicion, të Kupës së Amerikës, duke arritur kualifikimin për në fazën me eleminimin direkt të turneut, teksa në orët e para të mëngjesit, të kësaj të mërkure kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, përfaqësuesen e Kilit, falë golit të Lautaro Martinez.
Megjithatë, duket se asnjë në kampin e kampionëve të botës nuk e ka mendjen te fitorja, me teknikun Scaloni, i cili është tepër i shqetësuar për gjendjen tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili mori një goditje gjatë ndeshjes dhe tashmë nuk dihet ende nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë kompeticion apo jo, të paktën kështu është shprehur “ylli” argjentinas.
None found
“Ndjeva siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- u shpreh lideri i “Bardhekaltërve”, me këta të fundit, që janë kualifikuar për në çerekfinale, si të parët e Grupit A dhe në fazën tjetër do të ndeshen me vendin e dytë të Grupit B, ku bëjnë pjesë Venezuela, Meksika, Ekuadori e Xhamajka.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit…
Nevil DedeEgnatia përballet sonte në mbrëmje me Aarhus, takim i vlefshëm për xhiron e dytë të UEFA Conference League [...]Read…
Kreshnik Hajrizi është rikthyer në fushat e blerta pas pesë muajsh mungesë, ndërsa në një intervistë ka rrëfyer vështirësitë e…
Një kujdestare është dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Ankonës, pasi akuzohet se i ka marrë mbi 600…
Jurgen Klopp ka rrëfyer se ende nuk ka arritur ta përballojë vdekjen e Diogo Jotas, duke zbuluar tronditjen e thellë…
Sot, para deputetëve të Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, prezantoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin…