sport

VIDEO / Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Kanë dalur pamje të reja sa i përket incidentit që ndodhi mes Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp gjatë ndeshjes me West Hamin.

Ato pak shpresa të Liverpoolit që kishin mbetur për të fituar titullin e Ligës Premier, morën një tjetër goditje të shtunën teksa ata u ndalën me barazim 2-2 nga West Hami.

Për mysafirët shënuan Jarrod Bowen dhe Michail Antonio, ndërsa për Liverpoolin një autogol i Alphonse Areola dhe një tjetër nga Jarrod Bowen.

Teksa kishin mbetur edhe 10 minuta për tu luajtur, Klopp u përgatit që të fusë në fushë lojtarët si Salah, Nunez dhe Joe Gomez.

Salah më pas u pa duke u përleshur verbalisht me Kloppin pak çaste para se të kryhej zëvendësimi, në një incident të nxehtë ku u përfshi edhe Nunez për të qetësuar situatën.

Kur u pyet për incidentin pas ndeshjes, Klopp tha: Ne folëm në zhveshtore, kjo çështje ka përfunduar për mua.

Ndërsa kur u pyet për garën për titull, tekniku gjerman tha: Nuk jam në gjendje për të folur për këtë, të jem i sinqertë.

Liverpooli do të rikthehet të luajë përsëri në Ligën Premier vikendin e ardhshëm, ku do të jenë nikoqir të Tottenhamit në ‘Anfield’. /Telegrafi/

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

3 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

20 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

48 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago