Categories: sport

Palmer mbetet jashtë grumbullimit të Anglisë, rikthehen pikëpyetjet për marrëdhënien me Tuchelin

Cole Palmer nuk figuron në listën më të fundit të Anglisë të përzgjedhur nga Thomas Tuchel. Vendimi ka ngritur sërish pikëpyetje për të ardhmen e tij në kombëtare dhe raportin me trajnerin.

Që kur Tuchel mori drejtimin e “Tre Luanëve”, mesfushori ofensiv 24-vjeçar i Chelseat ka luajtur vetëm tri herë për Anglinë. Paraqitja e tij e fundit ishte në mars, kundër Japonisë, ndërsa në shtator u tërhoq nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Të lidhura

None found

Tuchel ka shprehur më parë shqetësim për mungesat e shpeshta të Palmerit. Sipas tij, futbollisti “humbet shumë mundësi” për të luajtur me kombëtaren, çka ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ndeshjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, te Chelsea, 24-vjeçari ka qenë titullar në të nëntë ndeshjet e skuadrës londineze në Ligën Premier këtë edicion, me tri gola dhe tri asistime.

Anglia do të luajë kundër Kroacisë më 12 nëntor dhe, tri ditë më pas, do të udhëtojë në Spanjë për takimin e radhës. Qëndrimi jashtë këtij grumbullimi i jep Palmerit kohë për të pushuar përpara periudhës së ngarkuar dimërore, por njëkohësisht e rikthen në vëmendje marrëdhënien e tij me Tuchelin.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

6 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago