Kristjan Asllani dalëngadalë po shndërrohet në një element kyç në formacionin e Interit. Mesfushori i kombëtares për fatin e keq nuk është një titullar fiks, por lojtari kuqezi është çdo herë gati kur thirret në aksion.
21-vjeçari luajti si titullar ndaj Lecces në kampionat dhe asistoi në mënyrë perfekte për Lautaro Martinez, me argjentinasin që shënoi edhe golin e parë për të tijtë në fitoren 4-0 të zikaltërve. Por pavarësisht kësaj Asllani do të marrë dy dhurata nga shokët e ekipiet.
E gjitha ka të bëjë me një paktë që kanë bërë lojtarët mes vetë, më saktë ata që janë si zgjedhje e dytë për Simone Inzaghin, ku pas çdo goli do të shpërndahen dhurat për 3 të tjerët. Mes tyre janë Asllani, Augustro, Arnautovic dhe Fratesi.
Pikërisht dy të fundit kanë shënuar gol me skuadrën e Interit. Njëri ndaj Altetikos në Champions dhe tjetri ndaj Lecces dhe në këtë mënyrë Asllani pop ret dhuratat nga dy shokët e ekipit.
“Para ndeshjes me Atleticon, unë, Arnautovic, Asllani dhe Augusto kemi vendosur që për çdo gol, kush shënon, i bën një dhuratë tre të tjerëve. Po presim dhuratën e Arna, por me golin që i shënova Lecces, do ta kem radhën edhe unë”, ka theksuar Fratesi pas duelit me Leccen. /newsport.al/
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi…
Këtë të premte, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të…
Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…