Real Madrid, klubi që për herë të parë kaloi kufirin e 1 miliard eurove të faturuara, paguan më tepër se të gjithë për rrogat e lojtarëve në vit. E ndjek Bajern i Mynihut me vetëm 1 milion më pak, ndërsa Manchester City plotëson podiumin.
Pagat e lojtawrëve kanë ecur paralelisht me çmimet e tyre në treg, gjithmonë në rritje. Calcio e Finanza, gazeta italiane e specializuar për aspektin ekonomiko financiar të futbollit, ka përpiluar listën e 20 klubeve me buxhetin e pagave më të lartë në botë, për sezonin 2024-25. Midis 20 klubeve të para, tetë janë angleze, ashtu si dhe gjysma e dhjetë të parave. Megjithatë, renditja e klubeve që paguajnë më shumë për lojtarët e tyre kryesohet nga Real Madrid, që shpenzon 271.2 milion euro për pagat e lojtarëve.
None found
Një buxhet plotësisht i justifikuar nga një gjigant që për herë të parë kaloi kufirin e 1 miliard eurove fitim, për sezonin 2023-2024. Në vendin e dytë, me vetëm një milion euro më pak, 270.2 milion, është Bajern i Mynihut, një tjetër gjigant që për herë të parë kaloi kufirin e 900 milion eurove të faturuara, e që prej 30 vjetësh ka bilanc pozitiv. Podiumi plotësohet nga kampioni e Anglisë, Manchester City, me 236.6 milion euro, i ndjekur nga Manchester United, me 211.8 milion euro paga vjetore.
Paris SG ka zbritur në vendin e pestë, falë largimit të Kilian Mbape, që tashmë peshon te Real Madrid. Parizienët tani paguajnë 207.8 milion euro paga në vit, të ndjekur nga Arsenal e Chelsea, që mbyllin listën e klubeve që paguajnë mbi 200 milion euro në vit. Vijon Barcelona, në vendin e tetë, me 195.6 milion euro në vit, ndonëse ka dy lojtarët më të paguar në botë, Frenki De Jong e Robert Lewandowski. Liverpul dhe Inter, me 150 dhe 141 milion përkatësisht mbyllin dhjetëshen e parë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…