Categories: sport

Paga e Albion Rrahmanit te Venezia: sa do të përfitojë në ditë, javë, muaj dhe në vit

Albion Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Venezia, pasi klubi italian konfirmoi afrimin e sulmuesit kosovar nga Sparta Praga për rreth 7.5 milionë euro, sipas raportimeve.

Të lidhura

None found

Me këtë lëvizje, reprezentuesi i Kosovës hedh një hap të rëndësishëm në karrierë, duke kaluar në Serie A, elitën e futbollit italian.

Venezia, e cila këtë sezon është pjesë e kategorisë më të lartë në Itali, bëri të ditur se transferimi i Rrahmanit është realizuar në mënyrë përfundimtare dhe se lojtari ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2029.

“Venezia FC njofton nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Albion Rrahmani nga Sparta Praga. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë me Arancioneroverdi deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Sa i përket përfitimeve financiare, Rrahmani pritet të marrë rreth 1.4 milionë euro në vit, pa llogaritur bonuset që mund të shtohen në varësi të paraqitjeve të tij individuale dhe rezultateve të skuadrës.

Nga kjo shumë, sulmuesi kosovar do të arkëtojë afro 116 mijë euro në muaj, rreth 27 mijë euro në javë dhe afërsisht 3.8 mijë euro në ditë.

Kalimi te Venezia i hap Rrahmanit mundësinë për të treguar cilësitë e tij në një nga kampionatet më të forta të Evropës, ndërsa pritet të ketë një peshë të rëndësishme në fazën sulmuese të ekipit italian.

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

4 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

4 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

4 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

4 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

4 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

4 hours ago