Kalimi i Harry Kane nga Tottenham te Bayern Munich është një punë e përfunduar. Sulmuesi anglez iu dha dje “po” përfundimtare gjermanëve, që po marrin një super qendërsulmues. Të gjithë janë të lumtur nga ky transferim, përveç ish-lojtarit historik Michael Owen.
“Topi i Artë” i vitit 2001 komentoi në Twitter transferimin e Kane në Mynih dhe nuk dukej aspak entuziast: “Unë e di që Bayern Munich është një klub i madh dhe kam shumë respekt për të. Sidoqoftë, nëse do të isha në vendin e Harry Kane, do të qëndroja aty ku isha.
None found
Nuk është kurrfarë arritje e madhe të fitosh një trofe me Bayern Munich. Unë do ta mirëkuptoja një destinacion si Real Madridi, ose një lëvizje në një ose dy nga klubet më të mira në Angli. Të jesh golashënuesi më i mirë në Premier League me Tottenhamin është një arritje më e madhe sesa të fitosh Bundesligën në një vend të dominuar nga një ekip”.
Në këtë rast, referenca e ish-sulmuesit është mungesa evidente e konkurrencës së Bundesligës, ku çdo vit praktikisht vetëm Bayern Munich dhe Borussia Dortmund garojnë për titull.
Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…