sport

Orges Shehi u “hakmor” ndaj Tiranës, durrsaku thellon statistikat e Partizanit

Partizani ia doli të triumfonte në dedrbin e dytë ndaj Tiranës. Demat përmbysën Tiranën në “Air Alban ia’ në një ndeshje spektakolare. Golit të Liridon Latifit në fillimin e sfidës iu përgjigjën Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka.

Kjo nuk ishte një fitore vetëm për të kuqtë, por isht e rëndësishme edhe për Orges Shehin. Ky i fundit fiton kështu në derbin e parë në stol me Partizanin dhe “hakmerret” ndaj bardhebluve.

Por jo vetëm kaq, pasi kjo fitore tashmë thellon statistikat e kampionëve. Tashmë shkon në 6 numri i derbeve pa humbje. Disfata e fundit ndaj Tiranës është më 2 tetor 2022, me bardheblutë që do të triumfonin me dygolëshin e Redon Xhixhës.

Gjithashtu derbi i mbrëmshëm ishte ndeshja e 16-të mes dy ekipeve që nuk shënohen më shumë se 3 gola. Kujtojmë se pas fitores së derbit, Partizani ndodhet në vendin e dytë në klasifikim me 40 pikë, 8 pikë më pak se Egnatia kryesuese, e cila do të luajë ditën e sotme ndaj Vllaznisë. Ndërkohë Tirana mbetet në kuotën e 34 pikëve dhe tashmë rrezikon seriozisht të dalë nga “Final –Four” nëse Dinamo triumfon ndaj Laçit. /newsport.al/

të fundit

Këmbimi valutor 2 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

26 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga…

34 minutes ago

Parashikimi i motit 2 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

55 minutes ago

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

9 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

9 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

9 hours ago