Nedim Bajrami mund të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos në Angli. Mesfushori i Kombëtares shqiptare raportohet se tani i intereson një klubi i cili është pjesë e Championship, por që ka synime të kthehet shpejt në elitë, Leisterit.
Klubi i njohur anglez, ka kaluar disa sezone të turbullta pas periudhës së artë në të cilën shkroi atë që shumëkush e cilëson si historia më e bukur në Premier Ligë, pasi fitoi titullin kampion në vitin 2016, shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe fitoi edhe një Kupë FA në vitin 2021.
None found
Mediat britanike bëjnë të ditur se Leisteri është i interesuar të marrë në huazim në këtë sezon Bajramin, i cili është jashtë planeve të trajnerit Martin te Rejnxhërs, ndaj do të ishte shumë i interesuar për kalimin në një skuadër tjetër që të luante rregullisht. Në ditët e kaluara u përfol për një transferim të tij në Spanjë, te Sevilja, por ajo marrëveshje nuk u konkretizua.
Protesta e sotme e së shtunës kundër qeverisë ka shënuar momente tensioni dhe përplasjeje mes protestuesve e policisë. Gjithashtu, ka…
Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin 92:79. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “13…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…
Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…
Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…