Categories: sport

Oliver Kahn: Problemi i Gjermanisë nuk është pankina, por mungesa e figurave që marrin përgjegjësi

Oliver Kahn, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit gjerman, ka kundërshtuar ashpër faktin që pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026, vëmendja është përqendruar thuajse tërësisht te e ardhmja e Julian Nagelsmannit.

Të lidhura

None found

Sipas ish-portierit të Bayern Munichut dhe përfaqësueses gjermane, thelbi i krizës nuk lidhet vetëm me trajnerin, por me mungesën e futbollistëve që marrin përsipër përgjegjësinë në çastet më delikate.

Në një reagim të publikuar në LinkedIn, Kahn e konsideroi të gabuar debatin që sillet vetëm rreth postit të trajnerit.

“Debati për trajnerin e ardhshëm të kombëtares e humb thelbin e problemit”, shkroi ai.

Ai solli në vëmendje se Joachim Low, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann, ndonëse me filozofi krejt të ndryshme pune, kanë përfunduar në të njëjtin rezultat: eliminim në fazën e grupeve në Botërorët 2018 dhe 2022, si edhe dalje në 1/16 e finales në edicionin e këtij viti.

“Kur tre trajnerë me qasje të ndryshme dështojnë vazhdimisht në të njëjtën pikë, atëherë shkaku është shumë më i thellë”, u shpreh ai.

Kahn ndaloi edhe te momentet vendimtare të ndeshjes, duke veçuar episodin e penalltive si shembullin më kuptimplotë të problemit që, sipas tij, po e shoqëron këtë skuadër.

“Kur seria e penalltive shkoi në gjuajtjet shtesë, pashë Joshua Kimmichin duke kërkuar se kush do ta merrte përgjegjësinë për të gjuajtur. Për mua, ky ishte momenti që e shpjegon më së miri këtë eliminim. Një ekip i madh nuk kërkon vullnetarë në ato çaste. Ai ka lojtarë që kërkojnë vetë topin”.

Legjenda gjermane theksoi se forca për të reaguar nën presion ekstrem nuk shfaqet rastësisht, por formohet gradualisht gjatë gjithë rrugëtimit të një futbollisti.

“Aftësia për të vepruar nën presionin më të madh nuk është rastësi. Ajo zhvillohet ndër vite. Ata që, që në moshë të re, mësojnë të marrin vendime të vështira, të përballojnë gabimet dhe sërish të kërkojnë topin, zhvillojnë pikërisht atë cilësi që bën diferencën në turnetë e mëdhenj”.

“Ndërsa ata që nuk e kanë mësuar kurrë këtë, nuk mund ta fitojnë papritur vetëm sepse veshin fanellën e kombëtares”, përfundoi Kahn.

të fundit

They’d better behave,” Trump puts Iran before a choice between a deal and “destruction

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po shqyrton seriozisht mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. [...]…

3 minutes ago

Crash on the Maqellarë–Peshkopi road, mother and son rushed to Tirana

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Mësohet se…

3 minutes ago

Prodhimi i Audi A4 E-Tron shtyhet për mars 2029, vonesa prek platformën e re të Volkswagen

Audi A4 E-Tron, një prej modeleve që pritej të shënonte kalimin e Audi-t drejt gjeneratës së re të automjeteve elektrike,…

6 minutes ago

Manchester City triumfon në spektaklin me tetë gola ndaj Sunderlandit

Manchester City ka marrë një fitore spektakolare në javën e pestë të Ligës Premier , duke mposhtur Sunderlandin e Granit…

11 minutes ago

Më mirë të sillen mirë”, Trump i vendos Iranit përballë zgjedhjes mes marrëveshjes dhe “shkatërrimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po shqyrton seriozisht mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. [...]Read…

12 minutes ago

Egnatia nis si favorite e qartë ndaj Partizanit, triumfi në Rrogozhinë kuotohet “bukë e djathë

Egnatia - PartizaniNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja Egnatia – Partizani, e vlefshme për javën e 5-të të…

17 minutes ago