Michael Olise ka fituar shumë shpejt një rol qendror në skuadrën e Bayern Munich, duke u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit bavarez.
None found
Klubi po punon për t’i ofruar 24-vjeçarit francez një kontratë të re, me kohëzgjatje më të madhe, por raportimet e fundit nga Anglia kanë sjellë zhvillime të reja rreth së ardhmes së tij.
Portali britanik TEAMtalk, duke iu referuar burimeve pranë lojtarit, raporton se ëndrra e Olises është të luajë në La Liga në një moment të ardhshëm të karrierës.
Aktualisht, një rikthim në Angli nuk duket të jetë pjesë e planeve të tij. Olise u aktivizua te Crystal Palace përpara se të transferohej te Bayern Munich në verën e vitit 2024.
Interesimi i përfolur më herët nga Liverpooli ishte përjashtuar që gjatë verës së kaluar, një qëndrim që u konfirmua edhe nga drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen.
Në këto rrethana, Real Madrid dhe Barcelona po e ndjekin me vëmendje rritjen e jashtëzakonshme të futbollistit francez, në vend që të fokusohen te një rikthim i tij në Premier League.
Pavarësisht interesimit të mundshëm, Bayern Munich nuk ndodhet përballë ndonjë urgjence për të përcaktuar të ardhmen e Olises.
Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2029 dhe marrëveshja nuk përmban klauzolë lirimi. Gjithashtu, largimi i tij gjatë verës së ardhshme nuk është një mundësi që po shqyrtohet aktualisht nga Bayern Munich.
Raportimet për interesimin ndaj Dani Olmos, Florian Wirtzit apo Kai Havertzit nuk shihen nga klubi si shenjë e një plani për të shitur Olisen ose Jamal Musialën.
Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…