Odise Roshi pret disa minuta në Kombëtare nga trajneri Sylvinho. “Raketa” e Kombëtares e shprehu dëshirën në emisionin “Analizë Kuqezi”.
Trajneri brazilian që udhëhoqi Shqipërinë drejt Euro2024, nuk i ka dhënë minuta, megjithatë duhet përmendur grumbullimi në sfidën me Poloninë fituar 2 me 0.
None found
Te Sakaryaspor është lojtar kyç këtë sezon. Në Ligën e Parë turke ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistë në 20 ndeshje.
Prononcimi i Odise Roshit:
Sa më i vjetër aq më i mirë? “Si puna e verës”.
Kush është sekreti i formës në javët e fundit? “Ekipi po ecën mirë, pavarësisht një humbje për fakt të arbitrimit. Por, u rikthyem te fitorja, shënova golin e fitores. Jam në një formë të mirë, shpresoj të vazhdojmë me këtë formë, edhe pse jemi pa tifozë”.
Gol me kokë, shënon pak të tillë? Festa si CR7? “Kam shënuar edhe më parë. Festa ashtu më erdhi, e kam bërë për babain sepse kaloi një operacion të rëndësishëm. Ia kam dedikuar atij. Gjithçka ka kaluar me sukses”.
Statistikat, më i miri pas atij në 2019-20 me Akhmat Groznin? “Atëherë kam bërë një sezon të mirë, duke shënuar 11 gola në total. Ndjehem mirë dhe shpresoj të shënoj e të jap asist. Për mua e rëndësishme që të jem gjithnjë i rrezikshëm, dua të shënoj sa më shumë që të jem në formë”.
Jemi në vitin e Europianit kërkon të jesh pjesë? “Përderisa nuk jam tërhequr, jam në formë. Kam mbi 10 vite me kombëtaren, mjaftojë pak minuta për mua. Mund të jenë dy apo pesë minuta, unë kam shumë besim në fushë. Pastaj është trajneri që vendos, djemtë e meritojnë të gjithë. Kemi dalë të parët në grup, kombëtarja ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme. Respekt për të gjithë çunat”.
Mbipopullimi në sulm te kombëtarja, si e sheh? “Po të isha në vend të Sylvinhos do ta kisha të vështirë, Manaj është në formë këtu në Turqi dhe kërkohet nga shumë ekipe. Cikalleshi duket si 28-vjeçar, të dy kanë shënuar shumë në Turqi. Uzuni gjithashtu, dihet edhe kualiteti i Brojës. Kthehet nga një dëmtim shumë i vështirë, e kam kaluar vetë atë dëmtim. Mendoj se është zgjedhja e duhur për të kaluar te Fulhami”. /newsport.al/
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…