sport

Nuk po kalon në një formë të mirë këtë sezon, Barcelona tashmë ka një plan për Lewandowskin

Robert Lewandowski ishte njëri ndër lojtarët kryesor mbrapa suksesit të Barcelonës në La Liga sezonin e kaluar.

Polaku shënoi 33 gola në 46 paraqitje për klubin, në një sezon që statistikisht ishte njëri ndër më të mirët në karrierën e tij.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet për 35-vjeçarin, forma e të cilit ka pësuar një rënie drastike së fundmi.

Duke marrë parasysh transferimin e Vitor Roques dhe raportimet për kalimin e tij në Arabinë Saudite, katalanasit thuhet se po mundohen që ta largojnë Lewandowskin gjatë verës.

Por sipas një raporti të fundit nga Diario Sport, blaugranasit kanë një tjetër plan në mendje.

Në vend se ta detyrojnë sulmuesin veteran të largohet, sidomos duke marrë parasysh kontratën e tij e cila skadon në 2025, Barcelona janë të gatshëm ta lejojnë atë të vendos vet të ardhmen e tij.

Natyrisht, largimi i lojtarit të dytë më të paguar në ekip do të lehtësonte krizën financiare të klubit, por të mbash në ekip një lojtar me kaq përvojë edhe për një vit tjetër, me shumë mundësi do t’i garantone atyre 15-20 gola, diçka që nuk është një opsion i keq gjithashtu. /Telegrafi/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago