Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë merkatos së verës, “Kuqezinjtë” e Milan e kanë rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike, pasi mesa duket vetë talenti francez i repartit ofensiv e ka marrë qartë mesazhin se te Paris Saint-Germain dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar dhe tashmë kërkon largimin.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Djajtë” e Milanos do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.
Megjithatë përveç “gjigantëve” të Italisë, sulmuesi pëlqehet edhe “Shqiponjat” gjermane të Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djajve” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re. /abcnews.al
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit…
Ditën e djeshme, një tifoz anglez i Çelsit është plagosur në Napoli, pasi iu afrua një grup të rinjsh në…
Mbrëmjen e djeshme, pas surprizës që vëllai i bëri Selin, duket se ajo nuk e ka takuar Mirin. Të dy…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla…
Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një…
Nuk është e thënë që të largohesh nga Barça e të mos rikthehesh më. Një herë mbipopullimi, një herë tjetër…