Drejtori sportiv PSG-së, Leonardo nuk ka hezituar të flasë sërish për çështjen Mbappe.
Francezi kërkoi largimin që nuk u pranua nga gjiganti francez, ndërsa Real Madrid shpreson ta transferojë në verë si agjent i lire.
Leonardo thotë se Real Madrid duhet dënuar sepse kanë kontaktuar Mbappe që disa vite duke u munduar ta bindin.
“Nga Madridi e mohojnë, por mendoj se Real Madrid ka punuar për blerjen e Mbappe (si agjent i lirë) për një kohë të gjatë. Për dy vite kanë folur publikisht për Mbappe. Ata duhet dënuar”.
“Ideja jonë është të vazhdojmë kontratën e Mbappe. Asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kylian është perfekt për PSG-në, pastaj jemi Leo dhe Neymar. Ne asnjëherë nuk planifikuam të ardhmen pa Mbappe”.
“Nga Real Madrid shoh mos respekt për Mbappe. Nuk është lojtar normal, është ndër më të mirët në botë. Trajneri, bordi, lojtarët e Realit folën për Kylian, mendoj që ky është plani i tyre. Është mos respekt”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe në janar thuhet se do vendos përfundimisht për të ardhmen.
Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as…
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana”…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para…
Dy persona janë arrestuar në Ksamil, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre. Sipas Policisë,…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin…
Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e tij private…