Erling Haaland është dëshira e madhe në këtë merkato verore e klubeve më të rëndësishme europiane, por norvegjezi do të mbetet thjeshtë një ëndërr vere për klube si Reali i Madridit, Barcelona, Chelsea apo edhe Manchester City pasi sipas të gjitha gjasave Haaland do të qëndrojë te Borussia Dortmund edhe sezonin e ardhshëm, teksa në Gjermani janë të bindur për këtë.
“Kush do Haaland duhet të paguajë 200 milion euro“. Kjo është shuma që kërkon Dortmund për ta lënë të lirë norvegjezin, autor i 40 golave në sezonin e fundit. Shumë vështirë që një klub të paguajë kaq shumë para, sidomos në këtë periudhë krize. Veprimi i fundit i lojtarit viking konfirmon faktin që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në “Signal Iduna Park”.
Haaland ka vendosur të ndërrojë shtëpi, por jo qytet. Haaland, i cili jetonte në zonën e banimit të Hörde pranë Ëestfalkenpark, ku ndodhet stadium i Dortmundit Signal Iduna Park, tani është zhvendosur në një shtëpi në jug të qytetit, në zonën e banimit të Hohensyburg. Klube si Reali i Madridit, Barcelona, Chelsea e Manchester City duhet të presin deri vitin e ardhshëm sepse pas një sezoni hyn në fuqi klauzola e largimit të Haaland nga Dortmundi për shifrën e 75 milionë eurove, shifër kjo mëse e pranushme për klubet big, gjithmonë nëse shtatlarti norvegjez nuk do të rinovojë me verdhezinjtë kushte të tjera.
Dashi Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar…
Në një botë që i jep përparësi performancës, suksesit dhe pamjes së jashtme, shumë njerëz funksionojnë “normalisht”, por ndihen bosh…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e 25-vjeçarit Margarit Shakaj në Vlorë. Burime bëjnë me…
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autor i dyshuar i vrasjes…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri…