sport

Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tre transferime të tjera

Real Madridi raportohet se po bëhet gati për tri transferime të tjera pasi të njoftojnë zyrtarisht nënshkrimin me Kylian Mbappe.

Teksa po mungon vetëm njoftimi nga ana e klubit, 25-vjeçari pritet që të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare dhe t’i bashkohet kampionit të Evropës më datë 1 korrik kur t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin.

Përveç faktit se do të jetë njëri prej lojtarëve më të paguar në ekip (12.8 milionë euro në vit), Mbappe gjithashtu pritet të fitojë një bonus nënshkrimi në vlerë prej 86 milionë eurosh.

Sidoqoftë, përkundër faktit që ai dhe braziliani Endrick do t’i bashkohen Real Madridit këtë verë, ‘Los Blancos’ nuk do të ndalen më kaq.

Toni Kroos po pensionohet por Luka Modric dhe Lucas Vazquez po qëndrojnë, ndërsa është planifikuar që të bëhen edhe tri transferime të tjera.

Sipas Fabrizio Romanos, Real Madridi e admirojnë Alphonso Davies të Bayernit, i cili ka shënuar gol ndaj tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata gjithashtu pëlqejnë edhe dy yjet Leny Yoro dhe Franco Mastantuono, që aktivizohen tek Lille dhe River Plate respektivisht, në përpjekje për të ndërtuar një super skuadër për të ardhmen.

Mbetet të shihet se çfarë premton e ardhmja për Real Madridin, por e sigurt është se Carlo Ancelotti do ta ketë të vështirë që ta zgjedhë formacionin startues për sezonin e ardhshëm shkaku i kualitetit të madh që posedon në ekip. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

4 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

4 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

5 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

5 hours ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

5 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

5 hours ago