Kai Havertz ka thurur lavdata të mëdha për bashkëlojtarin e tij tek Arsenali, Bukayo Saka, pasi dyshja ishin akterët kryesor të fitores së ‘Topçinjve’ me rezultat 3-0 ndaj Borunemouthit.
‘Topçinjtë’ u bën lider të Ligës Premier përkohësisht deri në momentin kur Manchester City mposhti Wolvesin në ‘Etihad Stadium’.
None found
Saka shënoi gol në fund të pjesës së parë, duke konvertuar në gol penalltinë të cilën e fitoi Kai Havertz.
Me golin e shënuar ndaj Bournemouth, Saka tani ka kapur shifrën e 20 golave në të gjitha garat këtë sezon dhe është anglezi i parë i cili e shijon një sezon kaq të suksesshëm për Arsenalin, që prej se këtë e bëri Theo Walcott në sezonin 2012/2013.
Havertz në anën tjetër po e shijon miqësinë e ndërtuar me Sakan dhe për këtë ka thënë që Anglia janë me fat që posedojnë një lojtar të kalibrit të tillë.
“Ai është i jashtëzakonshëm dhe këtë e shfaq çdo javë. Mendoj se është 21 ose 22-vjeçar dhe unë kurrë nuk kam parë një lojtar të tillë”.
“Anglia është shumë me fat. Ai është i uritur çdo ditë e më shumë dhe në stërvitje ju mund ta vëreni se ai është i veçantë”, ka thënë Havertz. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…