sport

“Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.

Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pritet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi.

Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

“Historia nuk harrohet për një Evropian”, “Jo harresës, jo bashkëorganizimit me gjakatarin”.

“Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe rreth 2000 efektivë policorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e rendit.

të fundit

Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola/ Manaj humb shansin e artë për Shqipërinë

Po luhet në Air Albania sfida Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Prej mesditës…

11 minutes ago

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare në stadium për ekipin kuqezi

Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për…

28 minutes ago

“Mos penalizoni Kombëtaren, mos hidhni objekte në fushë”, vjen thirrja e parë në Air Albania

Merr fund pritja, bilbili sinjalizon nisjen e sfidës Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.…

45 minutes ago

Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vite më parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Serbisë në Tiranë, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës…

48 minutes ago

Gjithçka gati/ Nisin ‘ethet’ në Air Albania, starton sfida Shqipëri-Serbi

Merr fund pritja, bilbili sinjalizon nisjen e sfidës Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.…

59 minutes ago

E rëndë në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari, ra nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit. Një i mitur 14-vjeçar mësohet…

1 hour ago