Milani është i interesuar të transferojë Granit Xhakën, dhe sipas mediave italiane edhe vetë mesfushori zviceran dëshiron një aventurë të re në Serie A. Megjithatë, situata komplikohet nga qëndrimi i Bayer Leverkusenit, klubi aktual që posedon kartonin e mesfushorit shqiptar.
Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, ka hedhur poshtë çdo mundësi për negociata me Milanin, duke e vlerësuar Xhakën si shumë të rëndësishëm.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën. As nuk kemi ndërmend ta shesim. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Rolfes.
Xhaka u transferua te Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2023 nga Arsenali për 15 milionë euro, me një kontratë që skadon në qershor 2028. Megjithatë, ai duket i gatshëm për një sfidë të re, ndërsa Milani, në kërkim të forcimit të mesfushës, po përpiqet ta bindë.
Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka konfirmuar interesin e kuqezinjve për të dhe ka përgëzuar punën e drejtuesit sportiv të Milanit, Igli Tare ditë më parë për Tëvë 1 në Kosovë.
“Milani e do Granitin, dhe unë e vlerësoj shumë Taren”, deklaroi Ragip Xhaka.
Tregu i transferimeve në Milan po gëlon, ndërsa skuadra po përgatitet për ardhjen e Luka Modric. Menaxhmenti ka si qëllim t’i ofrojë trajnerit Massimiliano Allegri një mesfushë më të fortë dhe më përvojë.
Megjithatë, Bayer Leverkuseni është i pakënaqur me thashethemet që qarkullojnë, sidomos ato që flasin për një largim të mundshëm të Xhakës për vetëm 8-10 milionë euro, shifër kjo që është po ashtu kërkuar nga Milani.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…