sport

Nuk ka më durim, Erik ten Hag kërkesë klubit të zgjidhë situatën e CR7 sa më shpejt

Lajmi i kësaj jave për Cristiano Ronaldon që dëshiron të largohet nga Manchester United e ka lënë klubin të tronditur.

Portugezi dëshiron të largohet nga Old Trafford në mënyrë që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kërkesa e tij drejtuar klubit që ta lejojnë të largohet ka shkaktuar një panik.

Të lidhura

None found

Pas kërkesës së tij për t’u shitur, Cristiano nuk u paraqit në seancën e parë stërvitore parasezonale të “Djajve të Kuq” nën drejtimin e Erik ten Hag, megjithëse kjo me sa duket ishte për arsye familjare.

Tani “Daily Mail” po raporton se klubi nuk është i sigurt nëse Cristiano do të jetë me ta kur ata të nisen për në Tajlandë dhe Australi të premten, ndërsa ata fillojnë turneun e tyre parasezonal.

“The Sun” po thotë se Ten Hag i ka kërkuar klubit që të zgjidhë situatën sa më shpejt të jetë e mundur, në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë që ai të planifikojë skuadrën e tij për sezonin 2022/23 duke e ditur nëse ai do të jetë në gjendje të thërrasë Cristiano Ronaldon ose jo.

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos ka bërë shumë njerëz të reagojnë. Gary Neville, Jamie Carragher, Jamie O’Hara dhe Jimmy Floyd Hasselbaink janë vetëm disa nga individët që kanë komentuar publikisht situatën së fundmi.

“Askush nuk dëshiron një lojtar që nuk është i lumtur”, tha holandezi për “Sky Sports”. “Sidomos të atij kalibri. Ju dëshironi që ai të jetë i lumtur dhe nëse do të punoni me të, e dini që duhet të ndërtoni ekipin tuaj rreth tij. Nëse ai nuk është i lumtur, paratë nuk kanë rëndësi. Ai nuk mund të zëvendësohet, por skuadra mund të përmirësohet në fusha të tjera. Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi i tyre më i mirë sezonin e kaluar”, tha O’Hara për “talkSPORT”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

46 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago