sport

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Portugali-Spanjë shkon në vazhdime

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 pas 90 minutave finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës.

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.

Ronaldo në minutën e 86-të u detyrua të largohej nga loja për shkak të një problemi muskular.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe tani do të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.

Në rast se nuk ka fitues as pas 30 minutave lojë, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

të fundit

Zbulohen 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe (EMRAT)

Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë…

10 minutes ago

“Krime të rënda dhe të dh*nshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut me qëllimin për të performuar në një…

17 minutes ago

Al-Ahli synon transferimin e Lionel Messit – kontrata me Inter Miamin skadon, arabët po bëjnë të pamundurën

Klubi saudit Al-Ahli po përgatit një ofertë ambicioze për të siguruar shërbimet e Lionel Messit pas skadimit të kontratës së…

21 minutes ago

“Çfarë ke që bërtet”? E moshuara nuk i ndahet kryeministrit, kapërcen Gardën dhe ndalon Ramën në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Vlorë për një takim në bashkinë e këtij qyteti, ku ka adresuar ndër të…

30 minutes ago

Prishtina, sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.…

36 minutes ago

FOTO/ “Kërcimi ynë i fundit”, Orinda Huta humb të atin

Dhimbje dhe trishtim në familjen e Orinda Hutës. Moderatorja ka ndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të saj,…

50 minutes ago