sport

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë, Napoli dhe Barcelona barazojnë

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baraz në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-1.

Pjesa e parë nisi më mirë për Barcelonën, kur krijoi dy raste të mira shënimi me anë të Lamine Yamal, por pa arritur të gjej golin.

Të lidhura

None found

Rast të mirë pati edhe Robert Lewandowski në minutën e 14-të, por pa sukses njësoj si Ilkay Gundogan në minutën e 28-të

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në Diego Maradona stadium mes Napolit dhe Barcelonës.

Barcelona u paraqit më mirë edhe në pjesën e dytë, derisa kur kaluan një orë lojë katalunasit gjetën edhe golin e epërsisë.

Pedri dhuroi një asistim të mrekullueshëm për Robert Lewandowskin i cili me një goditje të bukur realizoi për 0-1.

Ky gol ishte i pari për Barcelonën në fazën e eliminimit direkt pas 1078 ditëve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë epërsia e skuadrës mysafire nuk zgjati më shumë se 15 minuta, kur Anguisa shërbeu mirë Victor Osimhen dhe sulmuesi nigerian barazoi shifrat në 1-1.

Pas golit të barazimit, Napoli ishte skuadër që pati më shumë nga loja duke kërkuar edhe golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Por deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baraz 1-1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 12 mars në Estadi Olímpic Lluís Companys në Barcelonë, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në çerekfinale. /Telegrafi/

të fundit

“I do not play the father figure for anyone in their own home” / Rama on his relationship with Kurti: Our conversations flow, if there were cameras at our meetings the whole world would be surprised

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës,…

4 minutes ago

DUI Holds Another Protest in Tetovo, Rexhepi: There Is a Large Number of Participants, the Municipality Has Prevented Citizens From Coming

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, në protestën e sotme tha se Komuna e Tetovës ka penguar…

5 minutes ago

“Nuk luaj rolin e babait për askënd në shtëpinë e vet”/ Rama për marrëdhënien me Kurtin: Biseda na ecën, po të kishte kamera në takimet tona do habitej bota

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës,…

5 minutes ago

Viktor Kuka kujton mbështetjen e jashtëzakonshme të “Intelektualëve”: Na shoqëronin me vetura dhe e kaluan natën në park

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Viktor Kuka, i cili…

8 minutes ago

BDI mban sërish protestë në Tetovë, Rexhepi: Ka një numër të madh pjesëmarrësish, komuna ka penguar ardhjen e qytetarëve

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, në protestën e sotme tha se Komuna e Tetovës ka penguar…

20 minutes ago