sport

Nuk ishte vetëm shkaku i rezultateve të dobëta, zbulohen lojtarët që ia kthyen shpinën Mourinhos

Jose Mourinho është shkarkuar nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim te klubi kryeqytetas italian.

Trajneri portugez nuk kishte rezultate këtë edicion me Romën që ka mbetur në pozitën e nëntë në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Italisë ku u mposht nga rivali lokal Lazio ishte i rëndë për Romën çka bëri që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë portugezin.

Por jo vetëm rezultatet e dobëta ishin arsyeja e shkarkimit të tij, pasi mediat italiane kanë raportuar se Special One kishte prishur edhe raportet me një pjesë të madhe të futbollistëve.

Corriere dello Sport ka raportuar sot se tre lojtarët më të vjetër të ekipit, kapiteni Lorenzo Pellegrini si dhe dy mbrojtësit anësorë Rick Karsdorp dhe Leonardo Spinazzola ishin kundër trajnerit.

Gjithashtu kundër tij kishin dalë edhe mbrojtësi anglez Chris Smalling që një kohë të gjatë është jashtë fushave shkaku i një lëndimi misterioz.

Së fundmi kundër tij doli edhe bashkëkombësi i Mourinhos, Renato Sanches pasi në sfidën ndaj Bolognës e aktivizoi në minutën e 46-të dhe vetëm 18 minuta më vonë e largoi nga loja.

Mourinho herë pas here kishte dhënë deklarata duke akuzuar lojtarët e tij dhe kjo si duket në fund i kushtoi atij pasi disa nga futbollistët kryesorë të Romës ia kthyen shpinën trajnerit portugez.

Pas shkarkimit të Mourinhos, Roma ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij duke i besuar drejtimin e skuadrës legjendës Daniele De Rossi deri më 30 qershor. /Telegrafi/

të fundit

Elhaida dhe Lediani i japin fund lidhjes? Çfarë po ndodh mes tyre

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj, nisën lidhjen e tyre me shumë zhurmë dhe duket se që atë…

17 minutes ago

Rënia e euros/ Jorida Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë

Këtë të shtunë, në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin…

53 minutes ago

I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit,…

1 hour ago

U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut

Ditën e sotme, u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me…

2 hours ago

Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të…

2 hours ago

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim,…

2 hours ago