sport

“Nuk ishte çështje parash”, të vërtetat e Messit, “pleshti” fjalë zemre për skuadrën që e rriti

Tifozët blaugrana ëndërruan deri në sekondën e fundit se mund ta shihnin edhe një herë Leo Messin në “Camp Nou”. Në Arabinë Saudite i kishin vendosur në tavolinë afro 500 milionë euro në vit, por në fund Messi nuk zgjodhi as zemrën e as paratë, por u transferua në Florida, tek Inter Miami. “Pleshti” befasoi jo pak më ketë vendim, ndërsa theu heshtjen në një intervistë për Mundo Deportivo duke rrëfyer disa prapaskena:

“E vërteta është se dëshiroja të rikthehesha te Barcelona, ishin shumë entuziast për një rikthim të tillë, por nga ana tjetër, pasi pashë ato që pashë, plus mënyra se si u largova dy vite më parë, nuk dëshiroja që të isha sërish në të njëjtën situatë.

Nuk dëshiroja të lija të ardhmen time në duart e të tjerëve. Pavarësisht se mësova se La Liga mund të jepte dritën jeshile për rikthimin tim, ishin dhe shumë gjëra të tjera për tu zgjidhur. Mësova se Barcelona duhet të shiste lojtarë dhe të ulte pagat e lojtarëve, e vërteta është se unë nuk e dëshiroja diçka të tillë. Jam akuzuar edhe më herët për këto gjëra kur isha pjesë e Barcelonës, nuk dëshiroja të përfshihesha sërish. E vërteta është se jam lodhur pak. Me presidentin Laporta kam folur shumë pak, dy tri herë, por kam folur shumë me Xavi-n.

Diskutonim shpesh për rikthimin tim, nëse do të ishte diçka e mirë për të, për ekipin. Kemi qëndruar në kontakt të vazhdueshëm, por në fund e kuptova që kjo ishte e vështirë, nuk doja të përfshihesha sërish në të njëjtën situatë si në të kaluarën. Kisha oferta edhe nga ekipe të tjera evropiane, por nuk i mora fare në konsideratë. Ideja ime ishte të rikthehesha te Barcelona. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur do të largohesha nga futbolli evropian, kështu ndodhi, zgjodha Inter Miami për një aventurë të re, diçka ndryshe, por përgjegjësia është e njëjtë, gjithashtu dëshira për të fituar”, u shpreh Messi duke folur më për PSG:

Largohem nga këtu me ndjenja kontraste. Viti i parë ka qenë shumë i vështirë, siç e kam thënë shpesh, për shumë arsye. Në vitin e dytë, në gjashtë muajt e parë jam ndjerë shumë mirë, por më pas ishte Botërori, gjërat pas Botërorit ndryshuan. Nuk prisja që ky sezon të mbyllej kështu, por kjo tani i përket të shkuarës, u shpreh Messi në intervistën e tij për Mundo Deportivo. Menjëherë pas intervistës së Messi-t, klubi i Barcelonës reagoi me një deklaratë për mediat duke theksuar se më 5 qershor, Jorge Messi, babai i Messit, i kishte bërë me dije se Leo kishte vendosur të transferohej tek Inter Miami, pavarësisht se me herët presidenti Laporta i kishte bërë një ofertë zyrtare.

Tags: Lionel Messi

të fundit

Rusia dhe Irani zotohen të forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Ministri i mbrojtjes i Rusisë është takuar me homologun e tij iranian në Moskë, me të dy zyrtarët që janë…

7 minutes ago

BE përgatit një plan tarifor prej 100 miliardë eurosh nëse nuk do të ketë marrëveshje me Trumpin

Bashkimi Evropian po kërcënon të vendosë tarifa ndëshkuese me vlerë gati 100 miliardë euro për produktet amerikane – nga uiski…

13 minutes ago

“Nuk djeg jorganin për një plesht”, mandati i kaloi kushërirës së Lapajt, reagon Shabani: E fal se nuk diti se ç’bëri, njeriu im i afërt dha dorëheqjen

Kreu i “Nismës Thurrje”, Endrit Shabani ka reaguar për herë të parë pasi mandati i deputetit shkoi në familjen e…

21 minutes ago

AFP: Gazetarët tanë në Gaza po vdesin urie

Një grup gazetarësh në agjencinë e lajmeve Agence France-Presse po ngre alarmin për kushtet me të cilat përballen kolegët që…

23 minutes ago

TABELAT DHE HARTAT PËR ÇDO ZONË/ Publikohen çmimet e referencës së banesave për të gjithë Shqipërinë

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik edhe referencat e reja për banesat në të gjithë territorin e vendit,…

35 minutes ago

Arrestimi i Meriton Mjekiqit, policia jep detaje

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar. Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi…

44 minutes ago