Sezoni 2025-2026 nuk do të ketë një nga ata të cilët Kristjan Asllani do të kujtojë me nostalgji, të paktën deri tani. Futbollist i Kombëtares shqiptare, pa fillimisht të largohej nga Interi drejt Torinos e më pas drejt Beshiktashit, i dhënë në të dy rastet në huazim.
Por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt dhe në Itali, insistojnë për një skenar që del jashtë parashikimeve që ishin bërë deri tani për mesfushorin.
None found
Në bilancin që “Gazzetta Dello Sport”, u ka bërë lojtarëve të huazuar nga Interi në klube të tjera, një pasazh i kushtohet edhe Asllanit, duke paralajmëruar se ne verë ai do ta shohë veten përsëri mes katër rrugësh.
“Nuk është pozitiv sezoni i mesfushorit shqiptar, të cilin Interi e mori nga Empoli si një Ccalhanollu të ardhshëm, por që nuk ia doli ta mbante presionin. Këtë vit, Asllani e filloi në huazim te Torino, por gjithashtu nuk arriti të gjente veten atje, aq sa bindi drejtuesit e klubit t’i përfundonin kontratën para kohe. Një zgjidhje u gjet me Beshiktashin në javën e fundit të janarit, por debutimi i tij ishte një makth: ai hyri si zëvendësues në minutën e 76-të të ndeshjes kundër Koniasporit, vetëm për t’u përjashtuar shtatë minuta më vonë dhe për të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh.
Ai më pas u bë titullar, por totali i tij është vetëm 1 asist në 8 ndeshje dhe performancat e tij në përgjithësi janë mesatare ose nën nivelin e duhur. Prandaj, është e vështirë që klubi turk të vendosë të ushtrojë opsionin për ta blerë, i cili ishte vendosur në rreth 12 milionë euro”, shkruhet në artikullin e gazetës sportive italiane për situatën e Asllanit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivate për ditën e sotme. Sipas…
Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes të rinjve në Korçë, ku një 16-vjeçar, ka mbetur i…
Masimiliano Alegri, është padyshim një nga figurat qendrore të projektit të Milanit të “RedBird”. Por marrëveshja mes palëve, siç zbulohet…
Justin Bieber arriti një moment historik me performancën e tij si kryesues në Coachella 2026, pasi theu rekorde të shumta…
Eliminimi i Akil Varfit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni,…
Paraditen e sotme, një përleshje masive mes dy grupeve të të rinjve, në rrethana dhe motive që ende po hetohen,…