sport

“Nuk e kemi parë kurrë Shqipërinë kështu, çfarë po ndodh?”! Sylvinho tregon kaosin e fitores 3-0 kundër Çekisë

Silvinjo ishte i ftuar në podkastin “Zero Zero” në Portugali, ku ka folur për gjithë eksperiencën e deri tanishme me Shqipërinë. Trajneri brazilian ka treguar më në detaje gjithë punën e bërë me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe përjetimet e tij. Interesante është momenti kur Shqipëria fitoi 3-0 me çekët dhe Silvinjo i stresuar nuk mund të flinte gjumë, pasi në vend u mendua kualifikimi në Europian i arritur përpara kohe. Gjithashtu trajneri vlerësoi punën e FSHF dhe të trajnerëve të mëparshëm te Shqipëria që kanë ndërtuar këtë proces fitues.

“FSHF? Një federatë shumë e evoluar, një godinë krejtësisht e re, më shumë se 100 punonjës, katër kate ekskluzive për punën tonë. Presidenti është në katin e katërt, ne jemi në të dytin, shkojmë në punë çdo ditë në nëntë të mëngjesit dhe largohemi në pesë pasdite. Arritëm në janar, ndeshja e parë ishte në mars kundër Polonisë dhe kishim një qendër stërvitore krejt të re, gati për të nisur. Kemi bërë shumë vizita te futbollistët, presidenti ka qenë gjithmonë në ndihmë. Kam gjetur një federatë shumë të strukturuar.

Ishte një punë shumë e ndryshme nga çdo gjë që kisha bërë më parë. Historia e Shqipërisë është shumë e pasur. Janë tre milionë shqiptarë që jetojnë në vend dhe 15 milionë të tjerë jetojnë në territore të tjera. Kemi sportistë me kombësi italiane, zvicerane apo gjermane dhe me origjinë absolute shqiptare. Federata po e kryen këtë punë identifikimi dhe nuk është punë dytësore. Kemi pasur tetë ndeshje kualifikuese, disa tashmë janë thirrur dhe të tjera mund të vijnë në të ardhmen.

Natën kur u kualifikuam në Euro24, përmenda dy trajnerë që ishin në kombëtare para nesh dhe që lanë gjëra shumë pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë procesin dhe ky proces nuk është gjithmonë i shpejtë. Para se të mbërrinim, kjo strukturë federative po i ndihmonte futbollistët tanë të rriteshin. Ata janë mësuar të luajnë kundër klubeve të mëdha, kundërshtarëve të mëdhenj dhe të kenë përgjegjësinë për të fituar. E gjithë kjo formëson një atlet. Ne kemi shtuar një metodë, një ide, por kemi përfituar nga trashëgimia e lënë pas.

Ne analizuam grupin kualifikues ku ishim dhe, po, është e vërtetë, atje nuk kishte kampion bote. Franca, Anglia, Spanja… nuk kishte vend të garantuar, një superfuqi. Por kishte Çekinë dhe Poloninë, të cilët ishin favoritë. Kualifikimi do të varej më shumë nga ne dhe arritëm të fusim në mendjen e futbollistëve se kishim një shans të mirë. Ramadani është figurë e zemrës dhe shpirtit të pastër. E organizuam ekipin, i dhamë koncepte taktike, gjithçka kërkon futbolli. Por gjëja më e rëndësishme ishte të ishim bashkë dhe të lëviznim në të njëjtin drejtim.

E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Në federatën shqiptare janë dy situata shumë të qarta për ne: e para është Europiani dhe ne duhet të zhvillojmë një Europian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë dhe nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme. A janë të vogla mundësitë tona? Po minimale. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë kampionate evropiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me federatën.

Ne kemi filluar të punojmë për këtë menaxhim edhe para përfundimit të kualifikimit. Është e vërtetë, ka një atmosferë euforie të madhe. Kur ndeshja kundër Çekisë në shtëpi përfundoi 3-0, nuk më zinte gjumi. ‘Si do ta menaxhojmë gjithë këtë?’. Njerëzit na telefonuan, pyetën se çfarë po ndodhte, thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë dhe se qyteti i Tiranës po lëshonte fishekzjarre. Epo, gjithçka ishte shumë mirë, por trajneri nuk po flinte (qesh). Kemi pasur takime me lojtarët dhe nuk mund ta humbim realitetin. Duhet të vendosim synime të arritshme, nuk mund të themi se shkojmë në këtë grup dhe është e detyrueshme të kalojmë. Ne duam vazhdimësi, të jemi shpesh në Kampionatin Evropian, por është e rëndësishme të kontrollohet kjo eufori. Tifozi nuk ka kufi, ka të drejtë të ëndërrojë për kombëtaren, por brenda vendit duhet të krijojmë një linjë pune të ndërgjegjshme”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

të fundit

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit…

19 minutes ago

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një…

23 minutes ago

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për…

31 minutes ago

Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen

Pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë janë arrestuar pas tragjedisë që i…

1 hour ago

Irani paralajmëron: Kërcënimet e SHBA-së do të sjellin vetëm paqëndrueshmëri për ta dhe rajonin

Presidenti iranian Masoud Pesekian paralajmëroi se lëvizjet e SHBA-së do të sillnin paqëndrueshmëri. Pesekian i bëri këto deklarata, pasi foli…

1 hour ago

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e…

1 hour ago