Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se është një listë e gjatë e futbollistëve që kanë refuzuar të transferohen te ky klub, edhe pse është skuadra më e paguar në botë.
Përveç kësaj, City ka qenë skuadra më e mirë në botë prej vitesh, kështu që është një joshje e madhe për futbollistët më të mirë. Por, ka edhe nga ata që refuzuan transferimin te Manchester City.
None found
Në prag të derbit të nesërm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, Guardiola zbuloi se një nga yjet e Topçinjve ka refuzuar një lëvizje në Etihad për “të gjithë arin në botë”.
Bëhet fjalë për një nga mesfushorët më të mirë të ditës së sotme, Declan Rice i Arsenalit, i cili u transferua në veri të Londrës në një transferim prej 120 milionë eurosh nga West Ham verën e kaluar.
Guardiola ka pranuar se ka dërguar oferta të pasura në adresën e vetë futbollistit.
“Ka shumë lojtarë që vendosën të refuzojnë ofertën tonë. Rice nuk është i pari që donim, por që nuk donte të bashkohej me ne. Ka një rresht të gjatë”.
“Në thelb, Rice nuk donte të vinte për gjithë arin e botës, kështu që ai nuk e arriti. Ai mori vendimin e tij dhe ne i urojmë atij fat të mirë”, ka thënë Guardiola.
Ndryshe, City dhe Arsenali do të luajnë nesër (e diel) me fillim nga ora 17:30 derbin e tyre të xhiros së 30-të të Ligës Premier. /Telegrafi/
Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...