Rokadë trajnerësh mes Romës dhe Tottenham. Mund të konsiderohet edhe si një ironi e fatit sepse pas refuzimesh të shumta të marra nga trajnerë si Conte apo Pochettino, Tottenham Hotspur sipas të gjitha gjasave në sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga portugezi Paulo Fonseca.
Pikërisht këtij të fundit Roma vendosi të mos i rinovojë kontratën në skadencë duke emëruar në stol një emër të madh si Jose Mourinhos që në sezonin e fundit ishte pjesë e Spurs-ave të cilët e shkarkuan pak javë para fundit të kampionatit.
Fabio Paratici i cili në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si drejtori i ri sportiv i Tottenham me një kontratë deri në vitin 2024, ka zgjedhur pikërisht portugezin Paulo Fonseca për stolin e skuadrës londineze.
Ish-trajneri i Shakthar Donetsk dhe Romës ka rënë parimisht dakort me me Paraticin për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon plus bonuset. Orët e ardhshme do të jenë deçizive përsa i përket këtij operacioni merkatoje edhe pse gjasat janë që gjithçka të mbyllet me sukses me Fonsecën që pritet të shndërrohet në trajnerin e ri të Tottenham Hotspur për të bërë kështu të mundur rokadën e teknikëve mes Romës dhe klubit londinez.
Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…
Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…
Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…
Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin,…