Asistenti i Franco Fodas, Atdhe Nuhiu, dhe sulmuesi Milot Avdyli shprehen optimistë se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv ndaj Irlandës.
“Dardanët” do të luajnë si mysafirë në Irlandë, ku u mjafton një pikë për të siguruar vendin e dytë në fazën e grupeve.
None found
Nuhiu tha për “Klan Kosova” se skuadra i ka përfunduar përgatitjet dhe synon një paraqitje të mirë. Ai vlerësoi gjithashtu mikpritjen dhe kushtet që u janë ofruar.
“Përgatitjet kanë ecur mirë. Na kanë pritur shumë mirë dhe i kemi pasur të gjitha kushtet. Shpresoj të paraqitemi pozitivisht dhe besoj fort se mund të marrim rezultat pozitiv”.
Sa i përket mundësisë së rikthimit te skema 3-5-2, Nuhiu tha se Kosova e njeh këtë formacion, pasi e ka përdorur edhe në ndeshje të mëparshme, dhe e konsideron të përshtatshëm për kundërshtarin.
Ai theksoi se futbollistët janë gati, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Nuhiu e cilësoi stadiumin të mrekullueshëm dhe shtoi se të luash në një arenë të tillë është motivim i madh për çdo futbollist.
Avdyli, ndërkohë, u shpreh se do të presë mundësinë për të luajtur, por tha se është i bindur që Kosova do ta sigurojë pozitën e dytë.
“Mendoj se jemi përgatitur shumë mirë. Kemi zhvilluar dy stërvitje dhe kemi analizuar dy ndeshjet e Irlandës. Jemi gati të luajmë për vendin e dytë”.
Ai kujtoi se kartoni i kuq e kishte penalizuar shumë skuadrën dhe tha se, pas bisedimeve me lojtarët dhe stafin, ekipi synon të hyjë në ndeshje me të njëjtin objektiv: të paraqitet sa më mirë dhe të luftojë për njëri-tjetrin.
Përballja do të nisë në orën 20:45.
Zëvendëskryetari dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi vizitë pune në Lituani, në prag të kryesimit të saj me…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës,…
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë nismash për marrëveshje kredie dhe grantesh…
Situata në protestën e 171-të kundër qeverisë është tepër shqetësuese. Policia, pasi ka bllokuar protestuesit në një cep të bulevardit…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj ndalimit të përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu, për të cilin u raportua se është ndaluar…
Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, në konferencën për media, Gjini ka folur për…