Spektakli kuqezi i konvertuar në nota na jep një tjetër tablo.
Pa diskutim, çdo tifoz do të kujtojë gjatë golin e Jasir Asanit, një perlë e vërtetë, por mëngjarashi nuk ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
Sipas “Sofascor”, Asani vlerësohet me notën 6,7.
Dy lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes rezultojnë Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.
Pas disa ndeshjeve me koeficient të ulët, Hysaj rikthehet të luajë një ndeshje në nivele të lartë.
Jo vetëm Gjimshiti, me një notë të lartë u vlerësua edhe qendërmbrojtësi tjetër Ardrian Ismajli.
Së bashku me Gjimshitin, dy qendrat kuqezi zhdukën Robert Lewandowksi-n.
Dyshja e mesfushës, Ramadani-Asllani u vlerësuan me notë të lartë, 7 dhe 7,1, ndërsa një ndeshje jo në ritmin e zakonshëm zhvilloi Nedim Bajrami, i vlerësuar me notën 6.8.
Dy lojtarët më pak të vlerësuar ishin Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, 6,7 dhe 6,5 për sulmuesin e Granada-s.
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…