sport

Notat e portierëve të Euro 2024, Strakosha “fotokopje” me Maignan dhe Neuer

Shqipëria mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të marrë.

Kombëtarja kuqezi ishte në grup së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë duke arritur që të barazonte vetëm me këta të fundit.

Pavarësisht rezultateve, kuqezinjtë zhvilluan ndeshje mjaft të mira, ku disa lojtarë ranë edhe në sy të Europës me paraqitjet e tyre.

Një ndër ta ishte edhe portieri, Thomas Strakosha. Ky i fundit zhvilloi ndeshje mjaft pozitive duke kryer pritje fantastike, të cilat janë vlerësuar edhe nga UEFA.

Këta të fundit kanë nxjerrë edhe renditjen e portierëve përsa i përket fazës së grupeve, me Strakoshën që është vlerësuar me notën 6.33, po aq sa portieri Mike Maignan i Francës dhe legjenda Manuel Neuer.

Gjithashtu, Strakosha ka lënë pas emra të njohur të futbollit botëror si Pickford (Angli), Sommer (Zvicër), Diogo Costa (Portugali) apo edhe portierin e Serbisë, Rajkoviç.

Vendin e parë në këtë renditje e mban portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, i ndjekur nga ai i Gjeorgjisë, Mamardashvili.

3-shja e parë plotësohet me gardianin e përfaqësueses së Ukrainës, Trubin.

Notat e portierëve:

7,67 – DONNARUMMA (Itali)

7.17 – MAMARDASHVILI (Gjeorgji)

6,75 – TRUBIN (Ukrainë)

6,5 – CASTEELS (Belgjikë)

6.5 – VERBRUGGEN (Holandë)

6.5 – NITA (Rumani)

6.5 – OBLAK (Slloveni)

6.5 – UNAI SIMON (Spanjë)

6.33 – STRAKOSHA (Shqipëri)

6.33 – MAIGNAN (Francë)

6.33 – NEUER (Gjermani)

6,25 – SZCZESNY (Poloni)

6.17 – LIVAKOVIÇ (Kroaci)

6.17 – SCHMEICHEL (Danimarkë)

6.17 – RAJKOVIÇ (Serbi)

6.17 – SOMMER (Zvicër)

6,17 – GULACSI (Hungari)

6 – PICKFORD (Angli)

6 – DIOGO COSTA (Portugali)

6 – GUNN (Skoci)

6 – DUBRAVKA (Sllovaki)

6 – GUNOK (Turqi)

Tags: Euro 2024

të fundit

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

2 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

2 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

2 hours ago

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…

3 hours ago

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…

3 hours ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…

3 hours ago