Mauricio Pochettino ka zbuluar se Christopher Nkunku ka pësuar një lëndim të ri në ije dhe për këtë arsye ai nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren ndaj Prestonit.
Sulmuesi francez nuk u paraqit në asnjë minutë, teksa “Blutë e Londrës” siguruan kalimin në raundin e katërt në FA Cup me një fitore 4-0 ndaj Prestonit të shtunën në “Stamford Bridge”.
Rreth mungesës së tij, Pochettino konfirmoi se Nkunku ka pësuar një lëndim të ri në stërvitje.
“Është me të vërtetë e vështirë, mendoj se ju bashkëndjeni me ne. Rrethanat janë mjaft të vështira. Ndonjëherë është e vështirë t’ua shpjegoj këtë juve dhe tifozëve”, ka thënë Pochettino në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Nkunku, ne nuk duam të ushtrojmë presion mbi të. Ne e dimë se është e vështirë pas një kohë të gjatë si i lënduar. Gjashtë muaj jashtë fushave, si tani që ai nuk u përfshi për shkak se ka pësuar një lëndim në ije pas stërvitjeve dhe do të shohim nëse do të jetë gati për ndeshjet e radhës”, u shpreh tekniku argjentinas.
Ky lëndim i fundit vjen si një shqetësim i madh për Nkunkun dhe Chelsean. Reprezentuesi francez pati një fillim të vështirë të karrierës tek Chelsea, që prej se iu bashkua atyre nga Leipzigu në afatin kalimtar veror.
Nkunku e humbi fillimin e sezonit për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në gju gjatë parasezonit dhe nuk debutoi me klubin londinez deri më 24 dhjetor.
Deri më tani ai është paraqitur në katër ndeshje për Chelsean, ku ka shënuar një gol. /Telegrafi/
Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…
Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…
Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…