sport

Njoftoi për largim nga klubi, Barcelona ‘refuzon’ kërkesën e Xavit për transferime

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka marrë një përgjigje negative nga bordi i klubit për kërkesën që e pati ndaj tyre për transferimin e tre lojtarëve që klubi i kishte premtuar më parë.

Ka qenë një sezon i vështirë deri më tani për kampionin në fuqi të La Ligas, pasi momentalisht renditen në pozitën e katërt në tabelë.

Pas humbjes së rëndë ndaj Villarrealit me rezultat 5-3 të shtunën, Xavi njoftoi për vendimin që kishte marrë për t’u larguar nga klubi pas përfundimit të sezonit.

Tani është raportuar se Xavit i është thënë që të ‘harrojë’ për transferimin e tre lojtarëve të cilët i ishin premtuar atij më herët.

Sipas mediumit katalan Sport, Xavi dëshironte transferimin e njërit prej Joshua Kimmich, Bernardo Silva apo Martin Zubimendi.

Tekniku spanjoll e ka konsideruar Zubimendin si një zëvendësues afatgjatë të Sergio Busquets pasi ky i fundit vendosi që të largohet në drejtim të Amerikës për t’u ribashkuar me Messin.

Eventualisht, besohet se drejtori sportiv i blaugranasve Deco, i ka thënë Xavit të harrojë rreth transferimit të Kimmich, Silvas apo Zubimendit.

Për shkak të situatës së vështirë financiare, klubi e ka të pamundur që të transferoj një lojtar të kalibrit të tillë./Telegrafi/

të fundit

Dhunoi brutalisht motrën e tij, arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për rrahjen e…

7 minutes ago

Familja e Mateos “thyen” heshtjen për raportin e tij me Brikenën, motra e banorit: Ai u ndje i detyruar të fliste

Keisi, motra e Mateos, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për rrugëtimin e vëllait…

18 minutes ago

Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai…

37 minutes ago

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet të sjellë mot tipik dimëror në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve, vendi do të ndikohet nga…

48 minutes ago

Ndryshimet në Kodin Penal/ Parkimi dysh të çon në burg! Ja detajet e reja

Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për…

1 hour ago

SHBA pret stuhinë e akullit, rreth 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem në fundjavë

Më shumë se 160 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara, pritet të preken nga një stuhi masive këtë fundjavë, që…

2 hours ago