sport

Njeriu që e mori Messin nga Argjentina te Barcelona: Po vuan në një skuadër mercenarësh

Carles Rexach është njeriu që siguroi nënshkrimin e Lionel Messit për Barcelonën dhe ish-skauti ka folur për largimin e argjentinasit nga klubi, duke thënë se ne nuk e dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë verën e kaluar dhe se ai do të kishte dashur ta kishte parë Messin të pensionohej në “Camp Nou”.

Rexach është një figurë e madhe në historinë e FC Barcelona për shumë arsye. Ndër rolet e tjera, ai ishte lojtar, trajner, skaut, këshilltar sportiv dhe ndihmës i Johan Cruyffit.

Të lidhura

None found

Ai udhëtoi për në Rosario dhe siguroi nënshkrimin e Messit të ri në një pecetë restoranti. Pjesa tjetër, siç thuhet është histori.

Lojtari më i madh në histori të Barcelonës u largua verën e kaluar dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit.

“Ne ende nuk e dimë të vërtetën për largimin e Messit dhe jam i sigurt se do të dalë me kohë”.

“Do të kisha dashur që ai të tërhiqej te Barcelona. Një njeri që ka lindur këtu, do të kisha dashur që ai të tërhiqej duke luajtur seriozisht, siç bënte… këtu”.“Messi duhet të fitojë Kupën e Botës dhe të pensionohet. Ai e meriton atë”, ka thënë Rexach për Super Radio Deportivo në Argjentinë.

Rexach komentoi gjithashtu situatën shumë të ndryshme në të cilën ndodhet ish-ylli i tij në PSG në krahasim me Barcelonën .

“Messi po vuan në PSG , është një ekip mercenarësh”.

“Ata nuk luajnë futboll të bukur apo spektakolar apo edhe si skuadër, ata fitojnë sepse një ditë shfaqet Neymar, tjetrën është Messi , pastaj [Kylian] Mbappe, dhe ata ia dalin, por nuk kanë identitet, si ekip”.

“Messi është i detyruar të kthehet në Barcelonë në çfarëdo roli që dëshiron. Do të doja që ai të qëndrojë dhe të jetojë në Barcelonë. Jeta e tij futbollistike duhet të përfundojë këtu”, deklaroi ai. /Telegrafi/

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

15 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

15 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

16 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago