sport

Një tjetër yll i Barcelonës nga akademia ka thyer rekordin e mbajtur nga Lamine Yamal

Teksa Barcelona i është drejtuar akademisë së tyre La Masia në kohërat e vështira, kjo ka bërë që një numër i madh i lojtarëve të kishin mundësi për të luajtur me ekipin e parë, diçka që ndoshta në rrethana tjera nuk do kishte qenë e mundur duke marrë parasysh moshën e tyre.

Shembujt më të mirë për të ilustruar këtë gjë janë dyshja Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal, por një tjetër talent nga akademia e Barcelonës po zhvillohet me hapa të shpejt.

Lamine Yamal mban rekordin si golashënuesi më i ri në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe për Spanjën, rekord ky që e ka vendosur këtë sezon.

Yamal gjithashtu kishte mbajtur rekordin edhe si lojtari më i ri që debuton në Primera RFEF, kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, në moshën 15 vjet, nëntë muaj e 23 ditë.

Sidoqoftë, mesfushori Guille Fernandez e ka tejkaluar rekordin e Lamine Yamalit, pasi ai u fut në lojë në fitoren e Barça Athletic me rezultat 3-2 ndaj Osasuna Promesas.

Tre lojtarët më të rinj që kanë debutuar janë produkt nga akademia e Barcelonës, teksa mesfushori Marc Bernal kompleton podiumin.

Fernandez është një mesfushor i cili shquhet për teknikën e tij të hatashme, dhe aftësinë për të shënuar gola nga distanca. /Telegrafi/

të fundit

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1), pas të shtënës…

3 minutes ago

Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria…

7 minutes ago

BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të…

12 minutes ago

“Etika” e Kuvendit vendos për përjashtimin e deputetëve të PD, 1 orë para seancës për Ballukun

Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për masë disiplinore për 29 deputetë të PD-së për situatën e krijuar në…

25 minutes ago

Imuniteti i Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet mëngjesin e kësaj të premte, (19 dhjetor 2025) për të shqyrtuar kërkesën…

28 minutes ago

Horoskopi 19 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu…

10 hours ago