sport

Një tjetër futbollist nga Barcelona pritet t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Një ‘mini Barcelonë’ është krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krejt kjo falë legjendës David Beckham dhe Lionel Messit.

Ish-mesfushori anglez është pronar i Inter Miamit dhe pasi ka transferuar Lionel Messin fillimisht, tani numri i ish-futbollistëve të Barcelonës te kjo skuadër po rritet çdo ditë e më shumë.

Aktualisht te Inter Miami janë katër ish-futbollistë të gjigantit katalunas si Lionel Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe i fundit që iu bashkua Luis Suarez.

Megjithatë ky numër mund të rritet edhe më shumë në verë, pasi kapiteni aktual i katalunasve Sergio Roberto është në bisedime me skuadrën amerikane.

32-vjeçari është në muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe drejtuesit e klubit amerikan e kanë kontaktuar atë.

Roberto është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, pasi po pret një thirrje nga klubi aktual për rinovimin e saj e cila me shumë gjasë nuk do të vije.

E në rast se nuk do të vazhdoj bashkëpunimin me Barcelonën, Mundo Deportivo ka raportuar se Roberto do t’i bashkohet miqve të tij te Inter Miami.

Hapësirat e tij te Barcelona nuk janë aq të mëdha pasi Roberto këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

të fundit

Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia

Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit. Një përplasje ishte dhe ajo…

6 minutes ago

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen dy të rinj në Sarandë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip…

30 minutes ago

BE njofton heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, eksperti: Masat ishin të padrejta që në fillim

Pas njoftimit të Bashkimit Evropian se në janar do të nisë heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, janë rihapur…

42 minutes ago

Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK

Familjarët e Dolces kanë reaguar përmes llogarisë zyrtare të konkurrentes në Instagram, pas deklaratës së Leonora Jakupit gjatë prime-it të…

54 minutes ago

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

Ukrainës po i mbarojnë armët. Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se furnizimet e mbrojtjes ajrore nuk janë të mjaftueshme dhe…

1 hour ago

Miri paralajmëron padi ndaj Kejsit: Shpifje dhe prishje imazhi

Debati mes Mirit dhe Kejsit ka marrë përmasa më të mëdha pas publikimit të një klipi të përmbledhur, ku përplasja…

2 hours ago